Plomp: Askush nuk mund të jetë mbi ligjin(Video)

Ambasadori në largim i Holandës Ualter Plomp, në një intervistë për 360 gradë duke komentuar zhvillimet e fundit dhe rolin e tij në mbështetje të Prokurorisë Speciale ka theksuar se Askush nuk guxon të jetë mbi Ligjin. Sipas tij në rast se ekzistojnë dëshmi të fuqishme për rastin që shkaktoi reagime të shumta në opinion atehërë duhet të ketë edhe aktakuzë.

Marketing

Ambasador, Qeveria holandeze dhe Ju personalisht keni dhënë shumë mund dhe kohë në mbështetjen e Prokurorisë Speciale Publike dhe rolin e saj si instrument kryesor në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. A ndryshon diçka në qëndrimin tuaj ndaj PSP-së rasti i posahapur i profilit të lartë të zhvatjes?

“Së pari, më lejoni të them se askush nuk është dhe duhet të jetë mbi ligjin. Në këtë kuptim, gjithmonë kur ka supozime serioze për paligjshmëri, ato duhet të hetohen. Nëse ka prova të mjaftueshme, duhet të përfundojnë me aktakuzë. Por, nëse më pyetni nëse kjo ndryshon qëndrimin tim ndaj institucionit PSP, përgjigjja ime është jo, nuk e ndryshon”.

Marketing