Plotësohet dekreti i qeverisë për transportin publik të udhëtarëve

Në seancën e sotme, Qeveria e miratoi plotësimin e dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për Transport Rrugor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin parashikohet numri i udhëtarëve në transportin publik të jetë deri në 50 për qind nga kapaciteti i automjeteve ndërsa është e detyrueshme të jenë të pajisur me maska, doreza dhe automjetet të dezinfektohen.

Marketing

“Me këtë ndryshim, masat e detyrueshme do të zbatohen edhe për personat juridikë që transportojnë pasagjerë për nevojat e tyre personale”, shtohet në kumtesën e seancës së 60-të të qeverisë.

Në këtë seancë, Qeveria miratoi edhe protokoll për kryerjen e një kontrolli të aftësive sportive të studentëve që janë të interesuar të regjistrohen në Shkollën e Mesme Shtetërore “Akademia e Sporteve”, e cila përfshin rekomandime për përgatitjen dhe rregullimin e fushave sportive, ku do të bëhet kontrollimi i aftësive si dhe organizimi i trajnimit selektiv.

Marketing