Po asfaltohet rruga Galiçnik – Mavrovë, komunikacioni do të ndërpritet çdo ditë prej orës 10 deri në orën 16

NP Rrugët e Maqedonisë dega Shkup duke filluar prej sot do të zbatojë punime ndërtimore në rrugë (asfaltim) të rrugës rajonale P-2238 fshati Galiçnik – Mavrovë.

Marketing

Nga LAMM informojnë se asfaltimi do të zhvillohet në drejtim nga fshati Galiçnik drejt Mavrovës. Punët do të zhvillohen çdo ditë pune dhe gjatë fundjavave në periudhë prej orës 10.00 – 16.00 kur komunikacioni do të ndërpritet.

Në vendin e punimeve do të vihet sinjalizim i komunikacionit.

Marketing