Edhe më tej, nuk ka asnjë gjurmë nga ish kryeministri Nikolla Gruevski. Pasi që ditën e premte tentativat e korrierit të gjykatës u treguan të pasukseshme për t’ia dorëzuar atij vendimin e Këshillit Penal, për vuajtjen e dënimit me burg, për rastin “Tanku”.

As policia nuk u aktivizua për gjetjen e Gruevskit, në mënyrë që ai ta vuaj burgun, për veprën e kryer penale. Ish kryeministri, nuk ishte i pranishëm as në seancat e djeshme dhe të sotme të Kuvendit.

Kërkimi i tij sot nuk është zhvilluar, pasi siç kanë njoftuar nga gjykata, nuk do të zhvillohen kërkime, gjatë ditëve të fundjavës, informon Shenja.

Mirëpo, ai nuk mund ta shijoj lirinë edhe shumë gjatë, pasi nesër do të ketë përpjekje të reja për gjetjen e tij. Gruevski gjithashtu duhet të marrë pjesë në procesin gjyqësor Titanik dhe aty pritet që ta marrë vendimin e gjykatësve penal. Nëse edhe kësaj radhe nuk respekton urdhrin, atëherë gjykata do të ketë të drejtë që ta shpall në kërkim dhe policia të vihet në kërkim të tij për ta shoqëruar me forcë dhe pranga drejt burgut.