Po krijohet konsensus për dy të tretën e shumicës për PSP-në

Qeveria në seancën e sotme duhet që të shqyrtojë edhe ta çojë për miratim në Kuvend ligjin me të cilin do të rregullohet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Publike Speciale. Fati i kësaj prokurorie varet nga shumica e dy të tretave në shtëpinë ligjvënëse.

Marketing

Kryeministri Zoran Zaev pret se ligji i PSP-së do të miratohet me konsensus. Ai duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se ligji hyn në debat parlamentar, fillimisht duke bërë bisedime me partinë më të madhe opozitare dhe me grupin më të vogël të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, si dhe me partitë më të vogla opozitare shqiptare.

“Pres që ky ligj të miratohet me konsensus. Gjithsesi ka çfarëdo lloj pritjesh, por ka ardhur koha që të gjithë të japim përkrahje”, tha Zaev pas nënshkrimit të sotëm të marrëveshjeve të para për dhënien me qira të tokës bujqësore deri në tre hektarë.

Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani pret mobilizim të të gjitha resurseve politike, administrative dhe shoqërore, me qëllim që të zbatohen reformat e nevojshme për raport pozitiv nga KE-ja dhe datë për fillimin e negociatave me BE-në.

Komisioni për Antikorrupsion sipas tij është shembulli më i ndritur për reformë në kohë dhe cilësore. Pret ajo t’i japë rezultatet e nevojshme në luftën kundër korrupsionit. Mbetet, tha, të miratohet ligji për prokurori publike i cili duhet ta zgjidh edhe statusin e PPS-së, për çka pret mbështetje prej të gjitha partive politike.

“Ne si Qeveri i kemi 68 deputetë, kështu që presim të marrim mbështetje edhe prej partive të tjera politike që t’i kemi të paktën 80 deputetë. Vlerësoj se nuk ka parti politike e cila nuk angazhohet për luftë kundër korrupsionit. Nuk ka parti politike e cila dëshiron që të mos marrim datë në qershor dhe pres se siç e sollën Ligjin për luftë kundër korrupsionit, të arrijmë konsensus edhe në pjesën e ligjit për prokurori pasi këto dy ligje janë shtyllat e politikës antikorruptuese dhe shtetit ligjor”, tha Osmani.

Ai shtoi se nëse nuk ka sukses në angazhimet që të merret rekomandimi dhe data për negociata, do të jetë josukses jo vetëm i Qeverisë, por edhe i shtetit.

Lidhur me përgjegjësinë tek funksionarët e BDI-së për rastet me nepotizmin, Osmani tha se partia jep mbështetje maksimale në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmin dhe do të presin vendim prej KSHPK për të përcaktuar nëse ka pasur ndikim gjatë punësimit të familjarëve të funksionarëve të tyre.

Partia opozitare VMRO-DPMNE ende nuk është prononcuar lidhur me këtë ligji. Do të presë për të parë përmbajtjen e tij në mënyrë që të sjellë një qëndrim konkret. . Zëdhënësi i Partisë Dimçe Arsovski tha se ekspertët e tyre ligjorë duhet të rishikojnë ligjin dhe pastaj të dalin me një qëndrim partiak.

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së në Kuvend, Nikola Micevski, konsideron se kjo çështje kërkon konsultime ndërpartiake, duke përfshirë një takim liderësh.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska kohët e fundit deklaroi se me zgjidhjen e re ligjore Prokuroria Speciale Publike do të jetë pjesë e Prokurorisë Publike me garancitë e autonomisë së saj.

Ajo theksoi se me ligjin parashikohet që të vazhdojë kompetenca e PSP-së për të gjitha lëndët që i punon në të gjitha fazat, me qëllim që të mos ketë asnjë dispozitë që do të nënkuptonte amnistinë me ligj të çfarëdo lloj krimi. I bëj thirrje të gjitha partive politike që të japin përkrahjen për sigurimin e dy të tretave të shumicës për ligjin, sepse nga kjo varet eurointegrimi i vendit.

Marketing