Po pozonte për të festuar lirimin e masave, e reja bie nga shkëmbi

Një 31-vjeçare ka gjetur vdekjen, teksa përpiqej për të bërë pozën perfekte që të festonte fundin e karantinës.

Marketing

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Turqi, në zonën e Antalias, ditën që shteti turk vendosi lirimin e masave në qytet.

Viktima, e identifikuar si Olesya Suspitsyna, nga Kazakistani, ra në momentin kur mikesha e saj po bëhej gati për shkrepjen e fotos, në buzë të një shkëmbi, me ujëvarat në sfond.

Olesya rrëshqiti në bar, humbi ekuilibrin dhe ra nga një lartësi prej 35 metrash, duke gjetur vdekjen e menjëhershme

Marketing