Po vjen i ftohti, temperaturat nën zero dhe reshjet e para të borës

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, në disa vende me reshje shiu. Në zonat malore me lartësi mbidetare mbi 1800 metra do të ketë reshje bore. Do të fryejë erë nga veriu. Nesër do të jetë mot i ftohtë me temperatura të ulta, ndërsa të martën sërish do të ketë reshje të reja, kryesisht edhe reshje të borës. Temperaturat e mëngjesit në shumë pjesë të vendit do të jenë nën zero, ndërsa edhe ato të ditës do të jenë të ulta.

Marketing

Parashikimet për të hënën (02/12/2019): Temperatura minimale – 3 gradë deri në 5 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 7 deri në 13 gradë. Moti i ndryshueshëm me erë nga juglindja. Të martën temperatura do të jetë nga 0 deri në 7 gradë, ndërsa maksimalja deri në 13. Do të ketë reshje të shiut, ndërsa në zonat malore reshje bore.

Marketing