“Po vriten fëmijë në Al- Hol!” Gazetari shqiptar tregon se çfarë ka ndodhur me Alvin Berishën

Gazetari i emisionit investigativ ‘Le Iene’ (i cili publikoi dhe rastin e Alvinit) Taulant Kopliku, shkruan në rrjetin social se jeta e shqiptarit që jeton në kampin Al- Hol nuk është në rrezik.

Marketing

Reagimi i gazetarit vjen pas lajmit që publikoi media britanike ‘The Sun’, e cila paralajmërojnte se në kamp po kryheshin vrasje. Kopliku shprehet se në zonën ku po qëndron Alvin Berisha nuk ka patur asnjë problem.

“Ka qe dje qe qarkullon ne mediat shqiptare ky lajm. Normal eshte shqetesues dhe merr vemendjen e duhur nga opinioni i nje vendi qe ka shtetasit e tij (femije) atje.

Por fatmiresisht brenda lajmit te keq ka edhe lajme te mira. Ne te vertete ka patur perplasje te vazhdueshme ne kamp dhe kjo ka ndodhur edhe para nderhyrjes turke. Djegia e çadrave, vrasjet me arme te ftohta apo dhuna mes grupeve dhe etnive kane qene prezente rregullisht ne kamp. Kjo nuk do te thote se ISIS mori kontrollin e Al Hol.

Per te hyre ne teme. Sapo u informova nga Ada, vullnetarja e Save The Children ne kamp. Edhe sot ajo e ka kontaktuar Alvinin i cili eshte nen kujdesin e kesaj organizate. Ne sektorin ku ndodhet i vogli, nuk ka as me te voglin problem nga ata qe po shkruhen ne media. Kam bindjen se shume shpejt do kemi lajme te mira. #AlvinNeShtepi”, shkruan Kopliku.

Marketing