Pochettino kërkesë interesante për finalen e LK, UEFA jep dritën e gjelbër

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, ka bërë një kërkesë të veçantë drejtuar UEFA-s, para ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve.

Marketing

Pochettino dhe Tottenham do të paraqiten për herë të parë në një finale të Ligës së Kampionëve, ku përballë do të kenë skuadrën e Liverpool.

Para kësaj ndeshje, trajneri argjentinas ka kërkuar që në fotografinë e skuadrës para ndeshjes, të kenë të drejtë të paraqiten të gjithë lojtarët, edhe ata nga banka rezervë.

Këtë kërkesë argjentinasi e ka bërë duke thënë se të gjithë lojtarët kanë dhënë kontributin e tyre dhe meritojnë të jenë pjesë e fotografisë.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë nuk vonoi dhe pranoi kërkesën e Pochettinos, duke dhënë dritën e gjelbër që të gjithë lojtarët të dalin në fotografinë para ndeshjes finale.

Finalja mes Tottenham Hotspur dhe Liverpool do të luhet sonte, në Madrid, me fillim nga ora 21:00.

Marketing