Pochettino kërkon nga PSG-ja të transferojë Trippierin

13:40 | 18 Maj 2021

Marketing

Një ndër prioritet e PSG-së për afatin veror do jetë të përforcojë krahun e mbrojtjes së djathtë, meqenëse Alessandro Florenzi do rikthehet te Roma.

Edhe pse Emerson Roay u konsiderua si opsion, njësoi si transferimi i Bellerin, të dy janë bllokuar, andaj kandidati i ri thuhet se është zgjedhur, Kieran Trippier nga Atletico Madrid, përcjellë lajmi.net.

Lojtarit i skadon kontrata me Atleticon në verën e vitit 2022 dhe ende nuk ka rinovuar.

Manchester United që një kohë të gjatë është i interesuar për anglezin, por tani PSG-ja shihet si favorit, falë trajnerit Mauricio Pochettino që e kishte menaxhuar për një kohë të gjatë te Spurs.

PSG do ishte gati të paguante 20 milionë euro, derisa tekniku argjentinas ka bërë kontakte e para për ta bindur lojtarin t’i bashkohet “Parisienëve”./Lajmi.net/

Marketing