“Pogba do të transferohet në Spanjë”

Paul Pogba duket se ende është në dilemë rreth të ardhmes së tij.

Marketing

Paul Pogba e kishte kërkuar largimin nga Manchester United në verën e kaluar, ndërsa ishte afër të largohej edhe në këtë afat.

Vëllau i mesfushorit francez, Florentin Pogba ka thënë se ai mund të kalojë te Real Madrid ose Barcelona.

“Kur vëllau im (Paul Pogba) të largohet nga Manchester United, janë vetëm tri skuadra ku ai mund të zhvillohet më shumë”, tha fillimisht francezi për AS.

“Manchester City, Real Madrid dhe Barcelona, janë tri klubet ku vëllau im mund të transferohet.

“Ai nuk do ta pranonte kalimin te rivali i Manchester United, kështu ai do të kalojë në Spanjë, te Madridi apo Barca”, ka shtuar më tej Florentin Pogba.