Pogba ndryshon mendjen për të ardhmen

Paul Pogba mund të zgjas qëndrimin te Manchester United.

Marketing

Mesfushori francez ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’, duke mos qenë i lumtur te ‘Djajtë e Kuq’.

Sidoqoftë, fituesi i Kupës së Botës me Francën po mendon ta vazhdojë qëndrimin, duke vazhduar kontratën me Manchester United, raporton ‘Daily Mail’.

Rritja e formës së Manchester United në ndeshjet e fundit dhe e shoqëruar me transferimin e Bruno Fernandes, besohet të kenë bindur 26 vjeçarin për të qëndruar te skuadra angleze.

Pogba te Manchester United është transferuar në vitin 2016, nga Juventus për 105 milionë euro.