Pogba në Serie A, për një rikthim emocionues

Juventus nuk do të heq dorë nga dëshira për të nënshkruar me Paul Pogban.
‘Zonja e Vjetër’ synon rikthimin në skuadër të mesfushorit francez, pavarësisht ndryshimit të trajnerit, shkruan ‘Calcio Mercato’.

Marketing

Liderët e Serie A kanë besuar se arritjen e një marrëveshje që në afatin kalimtar të janarit, mes raporteve aspak të mira të Paul Pogba me ish trajnerin Jose Mourinho.

Por, edhe ndryshimi i trajnerit te Manchester United, nuk do të ndikojë në tentativën e Juventus, për të risjellë në Torino mesfushorin 25 vjeçar.

Juventus tani po përgatitet për bisedime të gjata me lojtarin, për një marrëveshje që synohet të arrihet në verën e vitit 2019.

Paul Pogba ka qenë për katër sezone lojtar i Juventusit, ku ka pasur periudhën më të mirë në karrierë.

Në 124 paraqitje në Serie A me Juventusin, Pogba ka shënuar 28 gola./lajmi.net

Marketing