Episodi i José Mourinhos me Paul Pogba është vetëm një nga të shumtat konfrontime që trajneri ka pasur me lojtarët e tij.

Në Real Madrid, Inter, Chelsea dhe Manchester Unitet, portugezi nuk ka pasur “luksin” që të ketë një marrëdhënie të mirë me të gjithë futbollistët, disa prej të cilëve i kanë dalë hapur kundër. Më poshtë keni listën me 11 lojtarët që Mourinho nuk ka shkuar aspak mirë e që raporti i tyre ka bërë shumë bujë në media.

Paul Pogba

Mesfushori francez akuzoi Mourinhon pas barazimit kundër Wolves, sipas së cilit skuadra duhet të sulmojë më shumë dhe të mbrohet më pak, aq më tepër në ndeshjet në shtëpi. Përgjigjia e portugezit erdhi shumë shpejt, duke i hequr shiritin e kapitenit.

Luka Shaw

Sulmuesi anglez pati një dëmtim serioz në “Old Trafford”, por kur gjendja e tij u përmirësua dhe nisi të luajë, Shaw ka qenë në qendër të kritikave të portugezit më shumë se një herë, madje ka kërkuar edhe në publik zëvendësimin e tij. Tashmë gjërat duket se janë zgjidhur.

Bastian Schweinsteiger

Schweinsteiger nuk ishte pjesë e planeve të Mourinhos. Më vonë, gjermani vendosi të largohej drejt MLS pas përfundimit të kontratës.

Juan Kill

Marrëdhënia e tyre nuk ishte aspak e mirë kur u takuan tek Chelsea. Më pas, u ritakuan tek Manchester United, dhe në fillim u duk sikur spanjolli duhet të gjente një destinacion të ri, por ai i tregoi të kundërtën duke performuar në një nivel të lartë.

Mohamed Salah

Ylli egjiptian i Liverpoolit ishte në komandën e Mourinhos te Chelsea. Megjithatë, trajneri portugez tha Salah duhej të largohej patjetër nga “Blutë e Londrës”. Tani me siguri drejtuesit e klubit janë penduar shumë që morën atë vendim.

Romelu Lukaku

Siç ishte rasti i Salah, Mourinho nuk i dha shans edhe Lukakut, gjatë karrierës te Chelsea, duke e bërë të detyrueshëm transferimin e tij në Everton. Më vonë, ata do të takoheshin në “Old Trafford” dhe ishte Mourinho ai që i doli në mbrojtje kur tifozët kritikuan sulmuesin belg.

Kevin De Bruyne

Mesfushori belg ishte një nga premtimet e reja të Chelseat, por De Bruyne u lodh nga portugezi i cili nuk e llogariste atë aspak. Sot është një yll botëror që luan për kundërshtarin e tij Pep Guardiola.

Iker Casillas

Kur drejtonte Real Madridin, ndoshta vendimi i tij më i diskutueshëm ishte që të ulte në stol Iker Casilllas, për Adam dhe më pas Diego Lopez. Një gjë e tillë u pasua me ndarjen e dhomave të zhveshjes dhe kapiteni përfundoi duke shkuar te Porto.

Cristiano Ronaldo

Edhe pse marrëdhënia e tyre nuk ishte ndër më të këqijat, është folur gjatë se dyshja nuk shkon mirë më njëri-tjetrit. Sipas portugezit, Ronaldos i pëlqen shumë vetja dhe ka besim të tepruar. Ndërkohë, edhe deklarata e tij se “Ronaldo Nazario është Ronaldo më i mirë në histori”, e tregon qartë raportin e tyre.

Pedro León

Për ato pak minuta që Pedro León gëzonte në Real Madrid ishin shkas për një tjetër polemikë që u komentua shumë gjatë në media. Fraza që ai tha në një konferencë shtypi kur u pyet për spanjollin, nuk do të harrohet: “Ju po flisni për Pedro Leon dhe pyesni sikur po flisni për Zidane ose Maradona”.

Samuel Eto’o

Kameruni ishte një lojtar kyç në Inter për Mourinhon në Champions League. Por, kur u takuan përsëri te Chelsea, ai nuk nguroi ta kritikonte duke i përmendur moshën. “Kam Eto’o, por ai është 32 vjeç, ndoshta 35. Kush e di?” Pak më vonë, Eto’o shënoi një gol në “Stamford Bridge” dhe iu përgjigj Mourinhos: “Një budalla më thirri plak”.