Paul Pogba ka telefonuar trajnerin e ri të Juventusit, Maurizio Sarri, duke e lutur që ta transferojë në Torino, bëjnë të ditur raportet.

26 vjeçari është në rrugë për t’u larguar nga ‘Old Trafford’, ndërsa ditë më parë deklaroi se është i gatshëm të nis një aventurë të re.

Media italiane ‘TuttoSport’ shkruan se Pogba tashmë i ka telefonuar Sarrit.

Raportet sugjerojnë se Pogba nuk është i lumtur në ‘Old Trafford’, duke i kërkuar trajnerit të ri të Juventusit që të shtyjë para marrëveshjen për kthimin e tij në Torino.

Pogba te Manchester United ishte transferuar pikërisht nga Juventus në vitin 2016 për 105 milionë euro.