Pogradec, tritol banesës së pronarit të televizionit lokal

Një shpërthim tritoli është regjistruar në banesën e një biznesmeni në qytetin e Pogradecit.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45, në lagjen nr 1 të qytetit.

Sipas policisë, sasia e vogël e lëndës shpërthyese është vendosur në banesën e 60 vjeçarit me iniciale B.F.

Gazetarja e Ora News në Korçë, Ledjona Xheladinaj konfirmon se tritoli është vendosur rreth 25 metra larg banesës së biznesmenit Bajram Fejzullahu, pronar i një televizioni lokal në Pogradec. Ai ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë konflikt me asnjë person.

Nga shpërthimi, nuk ka as dëme në njerëz dhe as dëme materiale.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.