Polemika rreth takimeve të fshehta të ish-sekretarit të Shtetit, Kerry me iranianin Zarif

“John Kerry ka zhvilluar takime të paligjshme me regjimin armiqësor iranian, ky veprim vetëm dëmton punën tonë të mirë në dëm të popullit amerikan’’, shkruhej në postimin e bërë të premten në Twitter nga presidenti amerikan.

Marketing

Pa komentuar ligjshmërinë e këtyre takimeve, kreu i tanishëm i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo akuzoi të premten paraardhësin e tij demokrat se po minonon aktivisht politikën e SHBA-së.

Ai theksoi se veprimi i sekretarit Kerry është i papërshtatshëm dhe i pashembullt.