Policët e lënduar në protestë, Rama: U vendos vija e kuqe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është ndalur pasditen e së enjtes në Spitalin e Traumës për të parë nga afër situatën e policëve të lënduar gjatë protestës para Kuvendit.

Marketing

“Prerja e gishtave të vajzës është vija e kuqe që është vendosur sot mes atyre që kanë marrë përsipër t’i kundërvihen ligjit dhe shtetit”, tha kryeministri, pasi më parë me një postim në Facebook tha se dhuna s’do të tolerohet.
Por protestuesit nuk i janë ndarë Ramës as në hyrje të spitalit, ku është pritur nga familjarët e protestuesve të lënduar në protestë.

“Turp, turp, turp”, brohoritën në kor familjarët e protestuesve të lënduar, shkruan Top Channel.
“Çfarë bëri ai që e more me polici, more hajdut. Qeveri e krimit”, iu drejtua një e moshuar Ramës, ndoshta në formë ankese për ndonjë të afërm të arrestuar.

Kujtojmë se mes të lënduarve nga protesta e sotme para Kuvendit, 12 janë punonjës policie dhe tre janë protestues.

Marketing