Policët të cilët e sigurojnë 24 orë gjykatësen Dobrilla Kacarska pas shpalljes së aktvendimit për Nikolla Gruevskin, kanë filluar të reagojnë dhe të kërkojnë të ndërrohen sepse afati për sigurim që u është paralajmëruar deri në publikimin e aktvendimit vazhdimisht është shtyrë, ndërsa deri tani nuk është vërejtur rrezik real ndaj gjykatëses, transmeton Portalb.mk.

Një dëshmitar bën të ditur se në ditë, vetëm në Gjykatë janë angazhuar nga 4 policë të cilët rinë në katin ku është zyra e Kacarskës dhe kontrollojnë çdo njeri që hyn brenda.

Për shkak sigurisë, në katin e zyrës së saj janë vendosur edhe kamera.

“Për këtë shkak, te ajo rrallë hyjnë edhe të punësuarit, përveç shërbyesit të saj”, tregon një polic dëshmitar.

Një dramë e vërtetë ka ndodhur kur në zyrën e gjykatëses nuk kishte internet. Ajo menjëherë ka lajmëruar në MPB, duke dyshuar se bëhet fjalë për sabotazh, ato menjëherë i kanë kontrolluar kamerat për të parë se cilët policë kanë qenë në ndërrim.

Ka pasur urdhër që asnjë polic që ka qenë më parë pjesë e sigurimit të Nikolla Gruevskit ose të personave tjerë të partisë, të mos jetë në ekipin e sigurimit të saj.

Pasdite dhe natën, nga stacioni policor kompetent janë dërguar policë të rinj që kanë ndenjur në korridorin para zyrës së Kacarskës.

Ekipe shtesë, ashtu siç e sigurojnë banesën e prokurores Fatime Fetai, janë ndarë dhe e ruajnë banesën e Kacarskës në Qendër dhe shtëpinë në Karposh.

“E padurueshme, gjykatësja vjen në orën 7 të mëngjesin dhe qëndron deri në orën 21 të mbrëmjes, kur gjykonte ka qëndruar deri në orën 22:00. Ne jemi gjithë ditën në gjykatë dhe për këtë shkak kërkojmë të largohemi dhe të na e ndërrojnë vendin e punës”, thuhen në reagimin e policëve që kërkuan.

Komentet