Polici kufitar plagoset aksidentalisht nga kolegu i tij

Një pjesëtar i policisë kufitare është qëlluar me armë zjarri në dorën e majtë, pasi një koleg i tij ka shtënë një plumb derisa e ka pastruar pistoletën e tij zyrtare, informuan nga SPB Tetovë.

Marketing

Sipas informatave policore, incidenti ka ndodhur dje rreth orës 12:30 në Stacionin policor për kontroll kufitar – Rogaçevo.

Në vendin e ngjarjes menjëherë është kryer ekspertizë, ndërsa për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde evropiane pranë MPB-së.
Policia punon në ndriçimin e tërësishëm të rastit.

Marketing