Polici plagos kolegun e tij në kazermën “Ilinden”

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dje në kazermën “Ilinden” është plagosur në këmbë një polic nga kolegu i tij.

Marketing

“Në datën 03.05. 2019, rreth orës 15:00, është raportuar se në kazermën Ilinden, zyrtari policor Z.M. (26) gjatë parapërgatitjes për pastrim të armës ka qëlluar kolegun e tij C. A. (27) në pjesën e sipërme të këmbës së majtë, I plagosuri është transferuar në Klinikën “Nënë Tereza”, njoftojnë nga MPB.
Policia po punon në zbardhjen e rastit.

Marketing