Policia aksion në Durrës, liron 6 mijë metra katror plazh

Policia shqiptare sërish ka dalë në aksion për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Durrësit.

 Policia është ndaluar sërish në plazhin e Durrësit, për të evidentuar dhe ndëshkuar çdo rast informaliteti, ndërsa ka liruar 6000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, janë sekuestruar rreth 1000 çadra e shezlongë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë proceduar penalisht shtetasit: Gj.K., dhe B.Sh., pasi nga kontrolli i ushtruar në plazhin në Sektorin Rinia, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse dhe të pa pajisur me kasë fiskale, raporton BW.

Ata akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pushtimi i tokës”.