Policia apel deri tek pronarët e kafiterive: Kujdes me zhurmën e muzikës, ja sa mund të dënoheni

Gjatë muajve të ardhëshëm të verës, krahas tjerash, në rajonin e Pollogut rritet edhe lëvizja nëpër objektet hotelerike, para së gjithash nëpër kafene, terasa verore si dhe diskoteka, në të cilat pas fillimit të pushimeve verore të shkollave, edhe më e dukshme do të jetë prezenca e rinisë kryesishtë gjatë orëve të natës.

Prezenca e madhe, dhe muzika e lartë, jo rrallë i shqetëson banorët tjerë, e parasëgjithash ata që jetojnë në afërsi të objekteve hotelerike. Kjo më së shumti ka të bëj me objektet që gjenden në katin përdhesë të ndërtesave të banimit.

Sektori për punë të brendëshme Tetovë, bën apel deri te pronarët e këtyre objekteve, si kafene disko klube etj, të kenë kujdes për nivelin e zërimit të muzikës që e lëshojnë nëpër lokalet e tyre, ose që e bëjnë grupet apo bendet muzikore gjatë natës. Në të kundërtën do të ballafaqohen me kundërvajtje, dhe gjoba të cilat lëvizin prej 500 deri 1000 euro në kundërvlerë të denarit, gjithashtu edhe 200 deri 500 euro për personin përgjegjës dhe personin juridik. Ndërsa nëse bëhet fjalë për individë-tregtarë, gjobat lëvizin prej 500 deri 800 euro, nëse nuk ndërmer masa konkrete, që të pengoj prishjen e rendit dhe qetësisë në objektin e tij.
Sektori për punë të brendëshme Tetovë, apelon gjithashtu deri te përgjegjësit hotelerik, të mosë lejojnë qëndrim të personave minoren, në objekt pasë orës 24.00, dhe të mos i shërbejnë me pije alkoolike. Për shërbim me pije alkoolike ndaj minorenëve, përgjegjësi mund të ballafaqohet edhe me padi penale.

Në peridhën verore, Sektori për punë të brendëshme Tetovë, dukshëm do të intensifikoj aktivitetet dhe kontrollat nëpër objektet hotelerike, nga prishje eventuale të rendit dhe qetësisë publike nëpër lokale, me muzikë të lartë ose me kundërvajtje tjera, ku edhe do të kryhet matja e zërit me paisje speciale, dhe do të pasojnë sanksione adekuate, me qëllim që të menjanohen problemete e mundëshme.

evn