Policia arreston katër kumanovarë me 400 gram drogë

Të hënën (10.09.2018), rreth orës 23 e 30 minuta, në pikëpagesën rrugore “Zhelinë” policia ka ndaluar veturën “Ford Eskort” e targa të Kumanovës, që e ka vozitur D.P. 20 vjeçar. Sipas policisë, bashkë me të kanë qenë edhe D.M. 18 vjeçar, A.P. 19 vjeçar dhe një tjetër person i moshës 15 vjeçare, të gjithë nga Kumanova, shkruan Gazeta Lajm.

Marketing

Pas kontrollit të kryer, nën karrigen e parë të djathtë është gjetur një qese me 400 gram marihuanë. “Personat janë dërguar në Stacionin policor në Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngriten padi adekuate”, njoftoi MPB.