Policia arreston një kriminel nga Shkupi

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 18:30 në lagjen Lisiçe në Shkup zyrtarë nga Sektori për bashkëpunim ndërkombëtarë në bashkëpunim me policinë intervenuese dhe me urdhër të gjykatës kanë arrestuar 45-vjeçarin J.L nga Shkupi.

Marketing

Personi në fjalë kërkohej nga policia për vuajtjen e dy viteve dënim me burg pasi ishte dënuar për shkelje të nenit 247 nga Kodi Penal, gjegjësisht për mashtrim.

Personi në fjalë është dërguar në Burgun e Idrizovës.

Marketing