Policia bastis Lazion, klubi falsifikoi testet e COVID-19?!

Një hetim ka filluar në Itali kundër klubit të futbollit Lazio, ku ata dyshohet se kanë falsifikuar testet e koronavirusit.

Marketing

Sipas medieve italiane, policia mbërriti në klub natën e kaluar, dhe autoritetet “krehën” laboratorin ku testet COVID-19 u bëhen lojtarëve.

Dyshohet se disa teste janë të pasakta dhe se protokolli kundër përhapjes së COVID-19 po shkelet, për këtë arsye hetimi ka filluar.

Lazio mbeti pa lojtarët kryesorë Immobile, Leiva, Alberto, Manuel Lazari në takimin ndaj Zenit dhe klubi ftoi ata lojtarë për ndeshjen me Juventusin, duke pretenduar se testet ishin të pasakta.

Lazio mund të dënohet me zbritje të pikëve, por edhe të përjashtohet nga Seria A për shkak të përhapjes së pandemisë.