Alsat-M mëson se policia financiare është duke kryer bastisje në shtëpinë e ish kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski.

Operacioni policorë është i koordinuar ne kuadër të një faze para hetimore për dyshime të cilët ende nuk janë të ditura për opinionin. Stevce Jakimovski njihet si kryetar i Karposhit, dhe kryetar i Partisë Opsioni Qytetar për Maqedoninë “GROM”.

Pavarësisht se informatat nuk janë të plota, Jakimovski ka qenë i përfolur për skandale që lidhen me ndërtimet në komunën e Karposhit, si dhe shpërdorime në këtë komunë në kohën kur ai udhëhiqte me të.

Por nuk përjashtohet mundësia që Jakimovski të jetë pjesë edhe e skandaleve të mundshme me projektin “Shkupi 2014”. Megjithatë për më shumë informata na ndiqni në edicionet e radhës.