Policia e kërkon, Fjolla Morina i jep fund beqarisë, martohet me biznesmenin

Këngëtarja Fjolla Morina, e cila është në kërkim nga policia shqiptare, i ka dhënë fund beqarisë.

Marketing

Pavarësisht problemeve me drejtësinë, Morina ka gjetur sërish mundësinë për të zyrtarizuar dashurinë e saj me Fisnik Sylën.

Sipas mediave kosovare, Fjolla dhe Fisniku i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit për Shën Valentin, në 14 shkurt.

Madje këngëtarja ka veshur edhe fustanin e bardhë, por këtë ngjarje ka vendosur të mos e ndajë me publikun.

Morina u shpall në kërkim, pasi theu arrestin e shtëpisë, ku duhej të kalonte dënimin e saj.

Policia e Kukësit kishte marrë informacione që Fjolla ishte arratisur nga shtëpia dhe menjëherë u nis për në banesën e saj për një kontroll dhe aty u kuptua se nuk kishte brenda asnjë person.

Pas kësaj ngjarje Gjykata e Kukësit ndryshoi masën  nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”.

Fjolla Morina u arrestua në 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete së bashku me Fisnikun.