Policia e Kosovës: Është hartuar plani për sigurinë e Vuçiqit në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq pritet ta vizitojë sot veriun e Mitrovicës dhe Policia e Kosovës është deklaruar e gatshme pasi që është hartuar plani për siguri komfor vizitës së presidentit serb.

Marketing

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një prononcim për Klan Kosova, ka konfirmuar se PK-ja është gati për të ofruar siguri për qytetarët dhe për personalitetet në fjalë.

“Policia çdo herë kur njoftohet nga organet shtetërore të RKS-së, për vizita të personaliteteve ndërkombëtare që do ta vizitojnë Kosovën, ndërmerr masa, harton plane për të ofruar siguri për qytetarët dhe për personalitetet në fjalë.

Varësisht nga shkalla e rrezikshmërisë dhe niveli i personaliteteve ndryshojnë edhe masat e sigurisë që ndërmerr PK-ja, duke përfshirë edhe numrin e angazhimit të zyrtarëve policor” ka deklaruar Kelani, njofton Klan Kosova.