Policia e Kosovës kthen mbrapshtë autobusin nga Beogradi

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare me Serbinë, në Jarinje, sot rreth orës 13:05, ia ka refuzuar hyrjen një autobusi të firmës “Kolasin Prevoz” me targa BG, i cili kishte ardhur si linjë e lirë (jo e rregullt) nga Serbia në drejtim të Republikës së Kosovës.

Marketing

Në autobusin i cili kishte ardhur pa pasur linjën e regjistruar të qarkullimit, iu është refuzuar hyrja 28 personave, kryesisht të gjinisë femërore, të cilat janë prezantuar si “Unioni i grave në Beograd”, të cilën e përfaqësonin gra me profesione të ndryshme.

Sipas informacioneve të siguruara dhe deklarimit të tyre, njëri nga qëllimet kryesore të kësaj vizite, e këtyre personave ka qenë mbajtja e një proteste në Mitrovicë Veri, andaj bazuar në procedurat e parapara ligjore, në pajtim me ligjin për kontroll dhe mbikëqyrje të kufirit, të njëjtëve iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës, për arsye se kanë paraqitur kërcënim për rendin dhe sigurinë e vendit.

Pas sqarimeve dhe informacioneve zyrtare që u janë dhënë drejtuesit të autobusit dhe përfaqësuesve të këtij unioni, të njëjtit janë kthyer në drejtim të Serbisë, njofton Policia.

Marketing