Policia e Tetovës: Të mos bëhet panik, nuk ka raste të kidnapimit të fëmijëve

Sektori i Punëve të Brendëshme Tetovë, nëpërmjet një demanti dërguar në media, i informon qytetarët se në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, deri më tani nuk është denoncuar as edhe një rast ku mund të ketë pasur tentime për kidnapim të fëmijëve, apo diçka të ngjajshme, transmeton Portalb.mk.

Marketing

“Për këtë shkak, Sektori i Punëve të Brendëshme Tetovë, në mënyrë decide i hedh poshtë informacionet e trilluara dhe të pasakta, gjegjësishtë shpekulimet dhe të pavërtetat që dje (28-shkurt) dhe sot (1-mars) janë publikuar nëpër disa rrjete sociale, goja se vetura e tipit ‘BMW’ ngjyrë e zezë, me targa të Shkupit, e drejtuar nga një burrë i moshuar, ka patur për qëllim që të kidnapojnë fëmijë te njëra nga shkollat fillore të Tetovës.

Me qëllim që të mos përhapen shqetësime të panevojshme, frigë dhe pasiguri, Sektori i Punëve të Brendëshme Tetovë, edhe një herë oficialisht dematon lajmin e rrejshëm i cili është publikuar, dhe vërteton se nuk është regjistruar asnjë rast i këtillë në rajonin të silin e mbulon”, thuhet në demantin e SPB Tetovë.

Marketing