Policia Financiare gjatë vitit 2018 deri tek Prokuroritë kompetente publike parashtroi 74 kallëzime penale kundër 68 personave juridik dhe 163 personave fizik, të cilët i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Maqedonisë në shumë të përgjithshme prej rreth 50 milion euro.

Për shpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare janë parashtruar 23 kallëzime penale kundër 3 personave juridik dhe 73 personave fizik. Për evazion fiskal janë parashtruar 43 kallëzime penale kundër 62 personave juridik dhe 79 personave fizik.

Për vepra tjera penale janë parashtruar 8 kallëzime penale kundër 3 personave juridik dhe 11 personave fizik. Numri i kallëzimeve të parashtruar penale për vitin 2018 në raport me vitin paraprak është rritur për 51 për qind, ndërsa krahasuar me vitin 2016 numri i kallëzimeve të parashtruara penale është rritur për 80 për qind.