Drejtoria e Polciisë Financiare deri te Prokuroria Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dorëzuar padi penale kundër ish kryetarit të Qytetit të Shtipit, Ilço Zahariev, drejtorit të NP “Stipion 2011” I.I. dhe R.G. në cilësinë e drejtuesit të subjektit juridik “Kole Trans”.

“I paraqituri I.Z. në cilësinë e kryetarit të Komunës Shtip gjatë vitit 2016 e ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimit zyrtar, në kundërshtim me Ligjin për Furnizime Publike dhe në kundërshtim të vendimit të dhënë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, pa publikim të thirrjes publike për furnizim për pastrimin e shtratit të lumit Bregallnica, me propozim të Këshillit të Komunës, edhe pse e ka ditur NP “Stilion 2011” se nuk ka kapacitete për nxjerrjen e rërës dhe gurëve nga shtrati dhe bregu, ka miratuar vendim që në llogari të Komunës si shfrytëzues i lejes, ndërmarrja publike të kryej rregullim dhe pastrim të shtratit në Sofilari, ndërkaq materialin e pashfrytëzuar ndërmarrja publike ta shfrytëzojë për mirëmbajtje të rregullt dimërore të rrugëve dhe rrugicave lokale”, thuhet në kumtesë.

Më tej thuhet në kumtesë, i paraqituri I.I. në cilësi të drejtorit të NP “Stilion 2011” e ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar në mënyrë që, duke e ditur që ndërmarrja publike nuk është kompetente për shërbime të këtilla, e as që ka pasur kapacitete me mekanizim që të kryejë shërbim dhe në vend që të shpallë furnizim publik, me marrëveshje të drejtpërdrejtë i ka përjashtuar operatorët tjerë dhe ka nënshkruar memorandum për bashkëpunim. Me të paraqiturin R.G. në cilësi të drejtuesit dhe pronarit të subjektit juridik “Kole Trans” i ka mundësuar që në mënyrë të padrejtë të shfrytëzojë 42.814,57 metër kub rërë nga shtrati i lumit Bregallnicë sipas çmimit në treg prej 600 denarë dhe në vlerë të përgjithshme prej 25.941.348 denarë (421.819 euro), për të cilën vlerë e kanë dëmtuar buxhetin e Komunës.

“I paraqituri R.G. në cilësinë e drejtuesit të “Kole Trans”, me qëllim që ta mbulojë prejardhjen e mjeteve të paligjshme, e cila është vepër e dënueshme, të njëjtat i ka investuar në blerjen e një pjese të subjektit juridik Ndërmarrje për hotelieri dhe Turizëm “Pela Grup”, me çka ka kryer vepër penale “Larje parash dhe të ardhura tjera nga vepra penale”.