Policia financiare: Në Luboten hetojmë kontrabandë

Policia financiare ka dalë me njoftim lidhur me aksionin e madh policor që sot po zhvillohet prej mëngjesit në fshatin Lubeten të Shkupit.

Marketing

Siç njofton Policia financiare, raporton SHENJA, po hetohen dyshimet për kontrabandë me mallra të akcizës, dhe për mashtrime doganore.

Drejtoria për polici financiare thotë se në interes të hetimit nuk mund të shpërndajë më shumë informacione me opinionin, por kërkon prej banorëve të Lubotenit që të lejojnë policinë ta kryejë hetimin i cili është në interes të luftimit të kontrabandës.

“Presim bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët në rajonet ku po zhvillohen aktivitetet, pasi janë në interes të zbardhjes së rastit”, thonë nga Policia Financiare.

Marketing