Policia franceze përleshet me protestuesit

Policia franceze u përlesh me zjarrfikësit që protestuan të martën në Paris, me kërkesën për rritjen e pagave, dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Marketing

Mijëra zjarrëfikës morën pjesë në protestën në kryeqytetin francez, duke kërkuar edhe një rritje të bonusit të tyre për shkak të rrezikut në punë, i cili nuk ka ndryshuar që nga viti 1990.

Policia gjuajti gaz lotsjellës dhe goditi disa protestues me shkopinj gome.

Zjarrëfikësit kishin organizuar protesta edhe në tetor 2019, me të njëjtat kërkesa.

Franca është përballur me trazira të gjera që nga dhjetori, pasi sindikatat janë mobilizuar kundër planeve të presidentit, Emmanuel Macron, për të reformuar sistemin e pensioneve.

Sindikatat ankohen se reforma e tillë do të kërkojë nga miliona punëtorë që të punojnë përtej moshës së pensionit ligjor, 62 vjeç, ose do të përballen me pensione të zvogëluara.

Marketing