Policia gjobit 121 drejtues automjetesh vetëm në Shkup

Policia dje ka gjobitur 121 shoferë në territorin e Shkupit për mosrespektimin e rregullave të qarkullimit.

Marketing

Ministria e Brendshme dje (29 janar) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 121 masa, nga të cilat 11 për ngasje pa patentë shofer, 13 masa për mosrespektim të shpejtësisë, 13 për përdorim të telefonit celular, 4 për mos përdorim të rrypit të sigurisë dhe 53 masa për parkim të paligjshëm.
Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion.

Marketing