Policia izraelite sulmoi palestinezët në Kudsin Lindor

Të paktën 3 persona janë plagosur si pasojë e sulmit të policisë izraelite ndaj palestinezëve në Portën e Damaskut në hyrje të Qytetit të Vjetër në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim të bërë nga Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës thuhet se një nga tre palestinezët e plagosur nga policia izraelite është transportuar në spital.

Ndërkohë, në deklaratën e bërë nga policia izraelite, thuhet se në ngjarjet që kanë ndodhur në Portën e Damaskut, janë arrestuar 3 palestinezë.

Marketing

Kudsi Lindor përfshirë Porta e Damaskut është bërë skenë e ngjarjeve të dhunës për rreth një muaj, ku policia izraelite i sulmon të rinjtë palestinezë ndërsa ata përgjigjen duke hedhur gur.



. .