Policia jep detaje për aksidentin në Badovc ku mbetën të lënduar tre persona(Foto)

Mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Gjilan, në afërsi të Liqenit të Badovcit ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjetesh. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tre persona

Marketing

Rastin për Express e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në afërsi të Liqenit të Badovcit, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Marketing