Policia jep detaje për arrestimet në City Mall në Shkup, ja kush janë ndaluar

Pesë persona janë arrestuar, pas kontrollit të tri vetura në njërën është gjetur pistoletë.

Marketing

SPB Shkup dje rreth orës 16:00 ka marr masa dhe aktivitete në hapësirat e parkingut të Qendrës Tregtare në Shkup. Sipas mediave maqedonase bëhet fjalë pë operacion të zhvilluar në qendrën tregtare City Mall.

Pas kontrollit në veturën e markës “mercedes”, “Dacia Delta” dhe “Golf” janë arrestuar pesë persona me iniciale O.B. (34) Sh. A. (36), F.L. (26), E.I. (24) dhe N.I. (22).

Nga kontrolli i kryer në njërën prej automjeteve është gjetur pistoletë e tipi TT kal, 7.62 mm. Personat janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin policor në Karposh.