”Policia ka 2 emrat e atentatorëve”, gazetarja: Atentati ndaj prokurorit Ndoja drejt zbardhjes së plotë, Rraja dhe Halilaj bashkëpuntorët

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘News24’ se atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja është drejt zbardhjes së plotë pasi Policia ka 2 emrat e atentatorëve në dorë.

Marketing

Deri tani Policia ka arrestuar vetëm bashkëpuntorët, Redjan Rrajën dhe Arjol Halilajn që kontaktonin vazhdimisht me njëri- tjejtrin.

Në atentatin e 1 nëntorit një atentat iu bë prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe Pëllumb Muharremit apo Rrumi i Shijakut i dyshuar si i përfshirë në aktivitete kriminale, kurse viktimë mbeti shoferi i prokurorit, Andi Maloku.

Prokurori Ndoja nuk ka kaluar ende në Vetting teksa është akuzuar nga kryeministri Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe si prokuror KÇK.

Marketing