Nga MPB-ja njoftojnë se tridhjetë minuta pas mesnate në polici është denoncuar se në afërsi të fshatit Kosturino në Strumicë, ka një grup të madh të emigrantëve dhe dy makina me të cilat transportohen.

Zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur makinën “Ford Galaxy”, me një flamur anglezë e cila ka qenë e zbrazur dhe pa çelësa.

“Në afërsi të automjetit janë kapur 25 emigrantë nga Pakistani. Menjëhere pas kësaj, policët kanë ndaluar edhe automjetin e dytë të tipit “BMË” me targa të Radovishit, e cila gjithashtu ka qenë e denoncuar. Automjeti ishte duke u drejtuar nga personi A.A 32 vjeç, ndërsa pasagjeri tjetër ishte SH.E 25 vjeç, që të dytë nga fshati Kalauzlija e Radovishit”, thuhet në njoftimin e policisë. Gjithashtu nga MPB-ja njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.