Policia kosovare dhe gjermane bëhen bashkë në aksion kundër pastrimit të parave

Policia e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë janë bërë bashkë në një operacion kundër pastrimit të parave.
Policia paraditen e sotme është zhvilluar aksioni në disa lokacione nën dyshimin për pastrim parash, njofton Klan Kosova.

Marketing

Operacioni i është zhvilluar nga ana e Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe policinë gjermane.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj se, sot nga ora 11:00, Policia e Republikës së Kosovës, respektivisht Sektori për hetimin financiar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në bashkëpunim me Policinë e shtetit të Gjermanisë, kanë në proces të realizimit një operacion të përbashkët, nën mbikqyrje nga një prokuror special vendas dhe nje prokuror gjerman, i cili operacion ka per qellim gjetjen e deshmive me qellim te vertimit te vepres penale që nderlidhet me “Pastrim të parave” Operacioni i referohet zbatimit të urdherese së leshuar nga gjykata kompetente per kontroll/bastisje në gjashte (6), lokacione në dy qytete, në Prishtine dhe Ferizaj dhe pas perfundimit do te njoftoheni per rezultatet e tij”, deklaroi Hoxha.

Marketing