Policia me urdhër të Prokurorisë Publike për krim të organizuar hyri sot pasdite në Fondin për Inovacione të Maqedonisë, bën të ditur Televizioni 24, duke u thirrur në burime të fondit.

Sipas burimeve të njejta, policia ka kërkuar dokumentacione rreth skandalit me grandet shtetërore të ndara për kompanitë e afërta me funksionarët qeveritarë.

Prokuroria Publike të hënën hapi procedurë hetimore për ndarjen e ndihmës shtetërore për kompaninë “Katinvest” ku bashkëpronarë është zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev.

Grande përfituan edhe kompania e deputetit të LSDM, Hari Llokvenec dhe nusja e djalit të Cvetanka Llaskova, këshilltare e kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetare e grave të LSDM-së.