Policia ndërprenë dasmë me 300 mysafirë

Në fshatin Bansko në Strumicë, dje policia ka ndërprerë dasmë me 300 të ftuar, që është në kundërshtim me masat anti-Covid.

Marketing

Nga Ministria e Punëve të Brendshme paralajmërojnë edhe kallëzime penale pas zbardhjes së plotë të rastit.

“Pas denoncimit, nëpunës policor të SPB Strumicë kanë kryer kontroll në fshatin Bansko, Strumicë, pas çfarë është konstatuar se D.I.(57) dhe A.I.(54) nga fshati Bansko kanë organizuar dasmë për birin e tyre E.I.(26), në të cilën kanë marrë pjesë 300 mysafirë”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Në njoftim më tej thuhet se me këtë veprim, dasmori ka bërë shkelje të nenit 206 të Kodit Penal, ndërkaq kallëzimet penale do të shqiptohen pas dokumentimit të plotë të rastit./TV21

Marketing