Pasi sot në mbrëmje Gjykata Penale lëshoi flet-arrest për arrestimin e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, TV21 sjell pamje eksluzive duke kërkuar policia në banesën e tij.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevksi duhej që vullnetarisht të paraqitet në burgun e Shutkës për vuajtjen e dënimit prej dy vitesh burg, sipas rastit të PPS-së “Tanku”.

Shërbimet gjyqësore gjatë ditës së sotme bënë përpjekje të reja që ta dorëzojnë vendimin e Këshillit penal, me të cilën refuzohet ankesa kundër vendimit të gjykatësit për zbatimin e sanksioneve për anulim të dënimit.