Policia në hall të madh, po ruan tabelat e reja me mbishkrimet Maqedonia e Veriut

Pas ndryshimit të emrit, tabelat me emrin e ri janë vendosur në secilin vendkalim kufitar të Maqedonisë së Veriut me shtetet fqinje.

Marketing

Policia po kujdeset dhe po ruan tabelat me mbishkrimet Republika e Maqedonisë së Veriut në vendkalimet kufitare.
Pjesëtarë të policisë po rrinë aty nga 24 orë, për shkak të rrezikut të shkarravitjes apo dëmtimit të tyre.

Tabelat janë vendosur në të gjitha vendkalimet kufitare, por edhe në autostradën “Miqësia” në Korridorin 10, ku lëvizin ekipe mobile policore. (INA)

Marketing