Policia prish festën e ditëlindjes së Lukakut, lojtari thyen rregullat dhe dënohet

11:36 | 13 Maj 2021

Marketing

Sulmuesi i Inter Romelu Lukaku thuhet se po përballet me sanksione pas festimeve të ditëlindjes në një hotel, kjo pasi festa përfundoi me mbërritjen e policisë lokale.

Corriere della Sera raporton se policia hyri në një hotel në qendër të Milanos rreth orës tre të mëngjesit dhe gjeti sulmuesin belg që festonte ditëlindjen e tij pas fitores 3-1 ndaj Romës, përcjell lajmi.net.

Gazeta zbulon se Achraf Hakimi, Ivan Perisic dhe Ashley Young ishin midis 24 personave të identifikuar në mbrëmje, duke përfshirë menaxherin e restorantit të hotelit, i cili organizoi ngjarjen.

Drejtori dhe të ftuarit do të sanksionohen për shkelje të ndryshme të rregullave të COVID-19.

Tutje gazeta thotë se policia iu përgjigj një telefonate rreth orës 03:00 dhe udhëtoi në një hotel në qendër, ku po festohej ditëlindja e sulmuesit të Interit./Lajmi.net/

Marketing