Policia procedon penalisht 21-vjeçarin që qëlloi me vezë Erion Veliajn
Një ditë pasi një 21-vjeçar, pjesë e FRPD, tentoi të qëllonte me vezë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, policia ka nisur procedimin për të.

Sipas informacioneve mësohet se një 21-vjecari është proceduar penalisht, pasi akuzohet se ka goditur dje me vezë kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Penalisht është proceduar O.G. 21 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa policia thotë se po punohet për shoqërimin e tij.