Policia shpall në kërkim dy persona për rastin Ivanoviq

Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy personave, të dyshuar për rastin e vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Marketing

Në njoftimin e policisë thuhet se publikimi i këtyre fotografive bëhet me qëllim të identifikimit nga ana e qytetarëve, të cilët mund të ndihmojnë rreth identitetit të këtyre personave të dyshuar.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për personat e dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës shpall në kërkim dy persona të dyshuar Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me …

Publiée par Kosovo Police sur Jeudi 21 novembre 2019

Marketing