Policia turke arreston 127 protestues në Stamboll

Policia e Stambollit njoftoi se i ka arrestuar 127 persona të mërkurën për shkak të përpjekjeve për të mbajtur protesta ilegale në pjesë të ndryshme të qytetit për ta shënuar 1 Majin, Ditën e Punëtorëve.

Marketing

Policia e rrethoi sheshin qendror të Taksimit, por në këtë vend u mblodhën grupe të vogla të protestuesve.

“Sheshet i përkasin popullit, ato nuk mund të mbyllen. Rroftë 1 Maji”, brohorisnin protestuesit, përderisa i largonte disa prej tyre duke ua mbyllur gojën për të mos bërtitur.

Protestat e 1 Majit, e cila është dita ndërkombëtare e punëtorëve, janë ngjarje që organizohen çdo vit në Turqi dhe në të kaluarën janë karakterizuar me reagimin e policisë kundër protestuesve.

Protestat më së shpeshti janë mbajtur në sheshin e Taksimit, ku më 1 maj të vitit 1977 ishin vrarë 34 protestues.

Në pjesën e parë të ditës, policia lejoi mbajtjen e një ceremonie nga udhëheqësit e sindikatave në sheshin Taksim, shkruan “Reuters”.

Marketing